Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

10 000 euro mallra kontrabandë, arrestohet shoferi i kamionçinës. Procedohen 2 të tjerë për ...

10 000 euro mallra kontrabandë, arrestohet shoferi i kamionçinës. Procedohen 2 të tjerë për ...

11:18, 08/11/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë ka përfunduar shtetasi Y.K., 38 vjeç, banues në Kosovë, pasi u kap në flagrancë duke transportuar nga Kosova në Shqipëri, mallra të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë 10 000 euro.

Me këtë shtetas kosovar, drejtues i automjetit, kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme dhe dy shtetas të tjerë kosovarë. Këta të fundit, shtetasit R.B., 36 vjeç, dhe B.Gj., 35 vjeç po procedohen në gjendje të lirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:         

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Green border”.

U kap në flagrancë duke transportuar mallra të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 10 000 euro, vihet në pranga drejtuesi i kamionçinës (shtetas kosovar).

Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë kosovarë, pasagjerë në këtë automjet, të cilët kishin kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, bashkë me drejtuesin e automjetit.        

Sekuestrohen mallrat e kontrabanduara (dritare duralumini dhe xhama) dhe kamionçina.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, si rezultat dhe i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Green border”. 

Si rezultat i këtij operacioni, u vu në pranga shtetasi Y. K., 38 vjeç, banues në Kosovë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. B., 36 vjeç, dhe B. Gj., 35 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.    

Në fshatin Dobrune, Has, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin (kamionçinë) me drejtues shtetasin  Y. K. dhe pasagjerë shtetasit R. B. dhe B. Gj. Gjatë kontrollit në këtë automjet janë gjetur mallra (dritare duralumi dhe xhama) me vlerë rreth 10 000 euro, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Kosova në Shqipëri. 

Nga verifikimet e kryera rezultoi se drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerët kishin kaluar kufirin e gjelbër, në mënyrë të paligjshme.

Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco