Dhuna në kopësht/ Pezullohen 3 policë, lirohet edukatorja

Dhuna në kopësht/ Pezullohen 3 policë, lirohet edukatorja

20:09, 07/11/2023
A+ Aa A-

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit , Muhamet Rrumbullaku ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj 3-vjeçares në kopshtin “Stinët” nga edukatorja Majlinda Dehima. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, tre punonjës policie janë pezulluar nga detyra.

Të pezulluarit janë Komisar Rustem Dervishi, me detyrë Zv/Shef i Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë; Nënkomisar Ylli Çako, me detyrë Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve; Nënkomisar Ergys Brahimaj, me detyrë Specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve.

Ndërkohë cuditërisht policia ka lënë të lirë edukatoren e akuzuar për dhunë ndaj fëmijës. Ajo ka dhënë dëshminë e saj në polici dhe më pas është lënë e liruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco