Moti i keq, pezullohet lundrimi në Vlorë

12:33, 03/11/2023
A+ Aa A-

Kapiteneria e Vlorës ka vendosur pezullimin e lundrimit detar për mjetet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese

Pezullimi ka ardhur si pasojë e stuatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës.

Njoftim datë 04.11.2023

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 04.11.2023 duke filluar nga ora 09:00 datë 04.11.2023 në drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën deri 6bft me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 7-8bft me shpejtësi ere deri 30m/s dhe lartësi dallge nga 2.00 deri 3.00 metra. 

1.ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE - NISJES GJATË DATËS 04.11.2023 DUKE FILLUAR NGA ORA 09:00 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE JANË NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

2. MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3. Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datës  04.11.2023.

4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 20:00 datë 04.11.2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco