‘Po pinte kafe kur dy autorët e maskuar u afruan dhe…’/  Zbulohen detaje nga atentati i dështuar ndaj 46-vjeçarit në Bathore

‘Po pinte kafe kur dy autorët e maskuar u afruan dhe…’/ Zbulohen detaje nga atentati i dështuar ndaj 46-vjeçarit në Bathore

11:24, 03/11/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbuluar nga atentati ndaj 46-vjeçarit Agim Hida, mbrëmjen e së enjtes në kryqëzimin e Bathores.

Mësohet se shënjestra ka marrë dy plumba në këmbë, ndërsa në vendngjarje janë gjetur 3 gëzhoja.

Raportohet se i plagosur po pinte kafe në lokalin ku edhe ndodhi ngjarja kur dy autorët që lëviznin me motor kanë shkuar në drejtim të tij.

 Njëri prej tyre i është afruar afër dhe e ka qëlluar në këmbë. Autorët dyshohet se e njihnin Agim Hidën dhe e kanë pasur objektivin e qartë pasi dinin edhe lëvizjet e tij, por edhe lokalin ku Hida e frekuentonte shpesh.

Autorët e ngjarjes kanë qenë dy, njërin në rolin e qitësit ndërsa tjeri shoferi i motorit. Identifikimi i tyre nga grupi hetimor është i vështirë pasi kanë qenë të maskuar.

Pasi plagosjes së 46-vjeçarit, ata janë larguar sërish me motor nga vendngjarja.

Mësohet se vëllai i të plagosurit Flamur Hida vite më parë akuzohej se ka vrarë një italian në zonën e Yzberishtit.

Ndërkohë i plagosuri ende nuk ka dhënë një dëshmi lidhur me ngjarjen që mund të ndihmonte grupin hetimor për zbardhjen e kësaj ngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco