Plagosja në Bathore/ Vëllai i Hidës dyshohet se ekzekutoi një italian

10:22, 03/11/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbardhur sa i përket plagosjes së natës së kaluar në Bathore.

Burime thonë për Syri TV se pista ku po heton policia është e kaluara e vëllait të tij, pasi disa vite më parë është akuzuar se ka kryer një vrasje në zonën e Yzberishtit në Tiranë. 

Vëllai i tij është Flamur Hida, tek i cili është përqëndruar hetimi për vrasjen e një italiani, Stefano Rossi vite më parë.

Megjithatë, sipas hetuesve, në fokus të hetimit është në përgjithësi e kaluar e Flamurit.

Ndërkohë, në ato pak fjalë që ka deklaruar Agim Hida në spital pas plagosjes, është shprehur se ka qenë errësirë dhe nuk i ka parë autorët. Grupi hetimor do ta rimarrë në pyetje për të sqaruar të tjera detaje pasi për shkak të gjendjes mbrëmjen e së enjtes nuk ka qenë e mundur të pyetet me hollësi.

Policia nuk ka identifikuar ende autorët që plagosën me armë mbrëmjen e së enjtes 46 vjeçarin Agim Hida në Bathore.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja. Hida ka marrë 2 plumba në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut.

Ai ka qenë i ulur në lokalin aty pranë kur një prej autorëve që lëvizin me motomjet e qëlluan me armë nga një distancë e afërt duke e lënë të plagosur.

Në komisariat janë shoqëruar vetëm dëshmitarë okularë dhe persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco