Tenton të vrasë me thikë bashkatdhetarin, arrestohet 40 vjeçari shqiptar në Itali

Tenton të vrasë me thikë bashkatdhetarin, arrestohet 40 vjeçari shqiptar në Itali

21:31, 01/11/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë italiane ka rënë një shqiptar për tentativë vrasjeje.

Sipas raportimit të mediave, 40-vjeçari ka plagosur me thikë fqinjin e tij pas një debati për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, midis zonave Tor di Miele dhe Stufa Pigna Castello.

Dy 40-vjeçarët, të cilët jetojnë në këtë zonë me familjen e tyre, kanë patur një debat të ashpër shumë pranë banesave.

Sipas dëshmitarëve të para, njëri prej të dyve po digjte disa gjethe dhe drurë në tokën pranë shtëpisë së tij dhe tymi do të kishte pushtuar edhe shtëpinë e tjetrit, i cili ishte i acaruar nga ajo që po ndodhte.

Ky i fundit i ka kërkuar bashkatdhetarit të tij të shuante zjarrin, dhe në këtë moment ka nisur sherri i cili nga fjalët kaloi në veprime.

Njëri nga 40-vjeçarët nxori thikën dhe plagosi fqinjin nën shpatull.

Kanë qenë familjarët e të plagosurit që kanë bërë menjëherë kërkesën për ndihmë dhe pak më vonë në zonë kanë mbërritur ambulanca dhe policia.

Sulmuesi u ndalua menjëherë dhe u identifikua nga ushtarët e komandës së stacionit Ferentino, të cilët ndërhynë së bashku me patrullat e tjera.

Thika e gjakosur u gjet dhe u sekuestrua nga policia në cilësinë e provës materiale.

I plagosuri ndodhet në spital dhe fatmirësisht për të nuk i është dëmtuar asnjë organ vital.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco