Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, makina përplas 51-vjeçarin

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, makina përplas 51-vjeçarin

15:23, 29/10/2023
A+ Aa A-

Një 51-vjeçar mbeti i plagosur pasi u përplas nga një makinë në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur “Kthesa e panoramës”.

Automjeti me drejtues K. Sh., 75 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues G. Zh., 51 vjeç, banues në Elbasan.

Nga akaidenti mbeti i plagosur 51-vjeçari, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa me 75-vjeçarin  po kryhen veprimet procedurale.

“Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur “Kthesa e panoramës”, automjeti me drejtues shtetasin K. Sh., 75 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G. Zh., 51 vjeç, banues në Elbasan.

Për pasojë është dëmtuar 51-vjeçari, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore. Me shtetasin K. Sh. po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit”, sipas policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco