Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Psikiatriku i Vlorës, horrori vazhdon, Ministria e Shëndetësisë në gjumë letargjik

21:54, 27/10/2023
A+ Aa A-

Saga e spitalit psikiatrik të Vlorës vazhdon. Vuajtja e pacienteve nuk merr zgjidhje, pavarësisht këmbënguljes sonë të pafundme për t’i dhënë zë një çështje të tillë.

Një javë më pare raportuam se Policia e Vlorës arrestoi me 14 tetor Lorenc Kapllanaj alias Lorenc Sadikaj. 53-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit të Catanias, Itali, e ka dënuar me 19 vjet e 6 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 16 vjet, 6 muaj e 24 ditë, për veprat penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotike’ dhe ‘Organizata kriminale’, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 53-vjeçarit drejt Italisë’, njofton policia.

Ky person deri në momentin e arrestimit ishte i punësuar prej vitesh në spital. Kapllanaj mbante rolin e kujdestarit të repartit kronik, por bëmat e tij, njiheshin dhe brenda spitalit. Një pjesëtare e stafit na tregoi situatën e tij. Ai kishte dhunuar dhe pacientët.

Këtë javë do të tregojmë sërish me zë dhe figure kushtet skandaloze të spitalit. Dimri është në prag dhe pacientët e këtij spitali qëndrojnë në kushte çnjerëzore. Ministria e Shëndetësisë, Albana Koçiu, nuk ka reaguar ende për këtë ngjarje, madje nuk ka shkuar as personalisht atje për të pare spitalin nga afër. Çfarë po pret më gjatë zonja ministre? 

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco