VIDEO/ Terrorizoi banorët, Forcat Speciale arrestojnë të ‘tmerrshmin’ e Shkodrës

21:16, 25/10/2023
A+ Aa A-

Aksion në rrugët e Shkodrës nga forcat e policisë në kuadër të planit operacional të policisë së Shtetit.

Gazetarja Bleona Sari  bën me dije për SYRI TV se kontrollet po ushtrohen në mjete të dyshimta që lëvizin persona me precedentë penalë apo persona të shpallur në kërkim.

Në pranga ka rënë Balil Murataj 43 vjeç. Ky i fundit terrorizoi zonën e Bardhajve në njësinë Rrethina gjatë gjithë pasdites së sotme, teksa ne ecje e sipër me automjetin e tij, qëlloi në ajër me armë zjarri herë pas here.

Pas sinjalizimeve nga banorët policia vendore e Shkodrës beri arrestimin e tij ndërsa në mbështetje shkuan edhe forcat RENEA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco