Arrestohen 5 shtetas në Tiranë/ Dyshohet se shisnin drogë në afërsi të shkollave

Arrestohen 5 shtetas në Tiranë/ Dyshohet se shisnin drogë në afërsi të shkollave

11:37, 24/10/2023
A+ Aa A-

Evidentohet dhe goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave, nga një grup i përbërë nga 5 shtetas, të cilët u kapën dhe u vunë në pranga.  

Sekuestrohen 163 doza lënde narkotike kanabis, gati për shitje, 1 grirëse metalike dhe 5 celularë.

Tiranë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”.

Evidentohet dhe goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave, nga një grup i përbërë nga 5 shtetas, të cilët u kapën dhe u vunë në pranga.  

Sekuestrohen 163 doza lënde narkotike kanabis, gati për shitje, 1 grirëse metalike dhe 5 celularë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se 5 shtetas shitnin lëndë narkotike kanabis, në afërsi të shkollave në zona të ndryshme në Tiranë, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. 

Si rezultat, në afërsi të një shkolle, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, u kapën dhe arrestuan shtetasit K. B., 19 vjeç, M. B., 19 vjeç, F. Z., 20 vjeç, B. Z., 18 vjeç, dhe një shtetas 16 vjeç.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 163 doza me lëndë narkotike kanabis gati për shitje.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në afërsi të shkollave të ndryshme në Tiranë.            

Lënda narkotike, një grirëse metalike dhe 5 aparate celulare, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco