Aksident i frikshëm në Lushnjë, përplasen 3 mjete, 4 të plagosur

Aksident i frikshëm në Lushnjë, përplasen 3 mjete, 4 të plagosur

08:24, 24/10/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rende eshte regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradë në afërsi të fshatit  Gramsh në Lushnje. 

Një mjet tip Audi është përplasur me një mjet bujqësor që udhëtonte në autostradë. Pas përplasjes sipas policisë mjeti Audi është kthyer disa herë në vend dhe nga pas tij ka ardhur një tjetër mjet tip Audi që e ka përplasur sërish.

Më pas Audi ka përfunduar në një kanal përgjatë autostradës. Katër persona njoftohet se janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnje dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

Ne spital drejtuesi i zetorit, dy persona ne mjetin e parë dhe një i mjetit të dytë, i cili nuk ka dëmtime serioze.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco