Plagosi me thikë të riun në Fier, arratiset autori

Plagosi me thikë të riun në Fier, arratiset autori

20:12, 22/10/2023
A+ Aa A-

Një djalë 16 vjeçar ka mbetur i plagosur rreth orës 19 e 30 më afërsi të vendit të quajtur 'Zogu i Zi" në Fier.

Lajmi konfirmohet si nga qytetarë që kanë parë ngjarjen në distancë ashtu edhe nga burime zyrtare të drejtorisë së policisë vendore në Fier të cilat po mbledhin informacionin e duhur për t’ia komunikuar medias.

Sipas burimeve paraprake të informacionit  i plagosuri 16 vjeçar është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal Fier ku bluzat e bardha po i japin mjekimin dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia sa ka marr  lajmin ka shkuar  tek vendi i ngjarjes ndërkohë që postblloqe policie janë ngritur në hyrje daljet e qytetit për të bërë të mundur ndalimin e autorit të ngjarjes i cili mundi të largohet pasi kreu plagosjen me thikë, pohojnë burimet paraprake policore.

Ende nuk dihen se cili ka qenë motivi i plagosjes sikundër deri tani nuk dihet se cili është autori dhe çfarë lidhjesh ka me të plagosurin 16 vjeçar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco