EMRI/ U qëllua me plumb në gjoks, zbardhet atentati ndaj shqiptarit në Itali, arrestohet bashkëkombësi

EMRI/ U qëllua me plumb në gjoks, zbardhet atentati ndaj shqiptarit në Itali, arrestohet bashkëkombësi

08:54, 20/10/2023
A+ Aa A-

Një atentat me armë zjarri ndaj një 28-vjeçari shqiptar, ndodhur në Manta të Italisë në 4 tetor, është zbardhur nga policia. Shqiptari u godit me armë në gjoks nga një armë e kalibrit të vogël, teksa udhëtonte me automjet për në punë. Atentatori ndodhej në një furgon kur qëlloi drejt makinës në Via Stazione.

Për shkak te plagëve, shqiptari përfundoi me makinë në kanal të thatë, ku u gjet dhe më pas u transportua drejt spitalit Santa Croce në Cuneo, aty ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Përmes kamerave, policia ka identifikuar furgonin dhe ka arritur të arrestojë në Busca, 29-vjeçarin shqiptar Altin Jakini. Megjithatë motivet e atentatit mbeten ende të paqarta, pasi ende nuk dihet nëse ata njiheshin me njëri-tjetrin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco