Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Trafikuan sasi të mëdha kokaine/ SPAK me akuzë të re ndaj grupit që i bëri atentat prokurorit Ndoja

Trafikuan sasi të mëdha kokaine/ SPAK me akuzë të re ndaj grupit që i bëri atentat prokurorit Ndoja

13:23, 17/10/2023
A+ Aa A-

Një tjetër akuzë është ngritur ndaj grupit që bëri atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i plagosur ky i fundit dhe Aleksandër Laho, si dhe vdiq shoferi Andi Maloku.

Anëtarët e grupit kriminal akuzohen edhe për trafikim droge duke u caktuar ndaj tyre një tjetër masë sigurie arrest në burg.

Nga hetimet e thelluara, ka rezultuar se këta persona përveç ngjarjes kriminale të nëntorit 2019, janë përfshirë edhe në trafikimin e sasive të mëdha të kokainës në vende të Bashkimit Europian.

Ata janë përfshirë në aktivitet kriminal brenda dhe jashtë Shqipërisë teksa Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesëm e SPAK duke caktuar arrest në burg për Ramazan Rrajën, Plaurent Dervishin, Julian Pjetrin, Gent Nerjakun alias Akil Nerjaku dhe Bashkim Haxhinë etj.

Periudha kur ka konstatuar SPAK se është ushtruar aktiviteti i grupit kriminal në tregtimin e drogës është 2020-2021, që korrespondon me periudhën e pas atentatit pranë mbikalimit të Shkozetit. Droga është trafikuar kryesisht në vendet e Bashkimit Europian, teksa bëhet fjalë për ngarkesa të mëdha, për të cilat po hetohet origjina dhe destinacioni.

Nga rrjeti i trafikut janë kapur dy ngarkesa, por SPAK shprehet i rezervuar për kohën dhe itinerarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco