Itali/ Po arratisej nga policia, plagoset rëndë i riu shqiptar

Itali/ Po arratisej nga policia, plagoset rëndë i riu shqiptar

14:06, 15/10/2023
A+ Aa A-

Vjedhja, arratisja dhe drama. Në përpjekje për t'i shpëtuar policisë, një i ri shqiptar ka dalë nga dritarja për tu ngjitur në një parvaz të ndërtesës, por fatkeqësisht u rrëzua dhe është plagos rëndë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Geppa’, pranë stacionit të trenit, në Trieste, Itali

Bëhet fjalë për një emigrant shqiptar, 30 vjeç, i cili është shpëtuar dhe u dërgua në spitalin Cattinara me kodin e kuq. Sipas të dhëna e të para, shqiptari kishte marrë një dhomë në Hotel Italia, në rrugën ‘Geppa‘, por me sa duket ai ishte në kërkim.

Ku punonjësi i hotelit i ka dhënë dhomën, ai ka lajmëruar dhe policinë. Disa oficerë mbërritën në vendngjarje, ndërsa shqiptari kur e kuptoi se policia e kishte rrethuar, doli nga dritarja e dhomës në katin e tretë dhe tentoi të arratisej me anë të një parvazi.

Por në atë moment nuk dihet nëse ai ka rrëshqitur apo po kërcente spontanisht, ka rënë, duke përfunduar mbi një makinë. Ai është plagosur rëndë.

Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër dëbimi nga territori italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco