Ngacmoi seksualisht turisten franceze, arrestohet taksisti në Tiranë

Ngacmoi seksualisht turisten franceze, arrestohet taksisti në Tiranë

11:53, 15/10/2023
A+ Aa A-

Një drejtues taksie është arrestuar nga policia e Tiranës pas lajmit të publikuar në një portal ku akuzohej nga një turiste franceze se e kishte ngacmuar seksualisht.

Policia tha se nga verifikimet e kryera nga strukturat e Policisë ka rezultuar se kjo shtetase nuk ka bërë kallëzim në asnjë strukturë policore në të gjithë vendin.

“Po nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasja franceze, më datë 04.09.2023, ka udhëtuar me një automjet taksi të një kompanie që ofron shërbim taksi, dhe në mes të rrugës i ka kërkuar kompanisë, një automjet tjetër, po të kësaj kompanie, me pretendimin se drejtuesi i automjetit po e ngacmonte seksualisht. Kompania i ka vënë në dispozicion një tjetër automjet të kompanisë dhe turistja franceze është larguar”, bëri me dije policia.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë drejtuesi i taksisë, shtetasi E.C, 28 vjeç, u shpall në kërkim.

Pas kërkimeve për lokalizimin dhe kapjen e tij është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi  i 28 vjeçarit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale të cilat po kryhen nën drejtimin e Prokurorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco