Aksident i rëndë/ Makina përplaset me bordurën mbrojtëse të rrugës, vdes pasagjeri

Aksident i rëndë/ Makina përplaset me bordurën mbrojtëse të rrugës, vdes pasagjeri

07:00, 15/10/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, ku për pasojë një person ka humbur jetën.

Sipas policisë, ngjarja u regjistrua rreth orës 23:50 më aksin rrugor Kuçovë-Belsh, ku automjeti që drejtohej nga shtetasi K. K., 22 vjeç, banues në Belsh, është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës.

Nga përplasja, ka ndërruar jetë në vendngjarje, shtetasi U. Sh., 37 vjeç, banues në Belsh, pasagjer, në këtë automjet.

Ndërkohë policia thotë se “drejtuesi i automjetit shtetasi K. K., pasi kreu ekzaminimet në spital ku rezultoi pa probleme, u shoqërua në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Gjithashtu, kreu ekzaminimet edhe pasagjeri tjetër 14 vjeç, dhe u largua për në banesë, pa probleme”.

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor po punojnë për përcaktimin e plotë të shkaqeve si edhe rrethanave të aksidentit, paraprakisht dyshohet se shkaku i përplasjes me mbrojtësen metalike është humbja e kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi i automjetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco