Aksident i rëndë në Dimal, 18 vjeçari transportohet me urgjencë drejtë Tiranës

Aksident i rëndë në Dimal, 18 vjeçari transportohet me urgjencë drejtë Tiranës

22:44, 07/10/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Pobrat në Dimal. Mësohet se një motomjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi.

Si pasojë e aksidentit është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit,Marinel Kaja,18-vjeç,i cili qarkullonte i vetëm dhe pa kokore mbrojtëse. 18-vjeçari është transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat dhe për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë,me dëmtime të shumta në kokë.

Efektivët e policisë,që kryen edhe kqyrjen e vendit të aksidentit,kanë konfirmuar se shkak është bërë shpejtësia me të cilën qarkullonte motoçikleta në kthese,ku edhe ka humbur kontrollin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco