SYRI TV siguron skedën e vdekjes së 3-vjeçarit: Është firmosur nga eksperti mjeko-ligjor Erindo Alla

14:04, 07/10/2023
A+ Aa A-

‘Vdekje e papritur nga shkaqe të panjohura më parë’, kështu e kanë cilësuar mjekët ligjor, shkakun e  vdekjes së 3 vjeçarit, pas ndërhyrjes kirurgjikale në klinikën dentare të Roland Xhaxhos.

SYRI TV

SYRI TV ka siguruar skedën e vdekjes së të miturit, e cila është firmosur nga eksperti mjeko-ligjor Erindo Alla, ndonëse kjo është një ekspertizë paraprake pasi pritet edhe një raport përfundimtar i ekspertizës mjekoligjore.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen ku është ngritur një gurp hetimor  të cilët kanë shkuar për të sekuestruar kamerat e sigurisë në ambientet e brendshme dhe rrethuese të klinikës për të vërtetuar deklaratat që janë bërë nga ana e familjarëve të cilat bien ndesh me atë të mjekut, por ky i fundit është shprehur se për shkak të disa punimeve që ishin kryer në klinkë, kamerat ishin jo funksionale që prej 23 shtatorit.

Grupi hetimor ka sekuestruar DVR, pra regjistrimet e kamerave çka do të vërtetojë edhe deklaratën e fundit të mjekut Roland Xhaxho.

Ngjarja e rëndë u regjistrua më 28 shtator në kryeqytet në klinikën 'Splendet', të Roland Xhaxhos, i cili mori përsipër të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale në klinikën e tij së bashku me vajzën, Ina Xhaxhon, për djalin 3 vjeçar i cili prej disa kohësh ankohej se kishte shqetësim nga dhëmbët.

Pas disa orësh në klinikën e Xhaxhos, djali i mitur është dërguar në banesë dhe menjëherë më pas në spitalin pediatrik pasi ka shfaqur komplikacione.

 I mituri qëndroj 2 ditë në gjendje kome dhe ndërroi jetë më 1 tetor në spitalin pediatrik.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco