EMRI/ Ndalohet makina me armë dhe drogë, në praga miku i të ‘fortit’ të Shijakut dhe 2 të tjerë

19:52, 30/09/2023
A+ Aa A-

Një makinë me armë dhe lëndë narkotike është bllokuar nga policia në zonën e ish-Kenetës në Durrës.

Sipas burimeve për SYRI-n, në pranga ka rënë shoferi i makines Aldi Mustafa, i cili njihet si një personazh me të shkuar kriminale.

Bashkë me Aldi Mustafën janë arrestuar edhe dy persona të tjerë që kanë qënë në të njëjtën makinë.  

Aldi Mustafi njihet si mik i të 'fortit të Shijakut’, Alekasandër Lahos alias Pëllumb Muharremit, ose ndryshe 'Rrumi' dhe se një vit më parë i është vendosur tritol në pjesën e pasme të makinës në zonën e Shkozetit.  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco