EMRI/ Arrestohet pronari i 'Orange Club' ku vdiq kamarieri 17-vjeçar

EMRI/ Arrestohet pronari i 'Orange Club' ku vdiq kamarieri 17-vjeçar

15:43, 27/09/2023
A+ Aa A-

Policia Kufitare e Qafë Botës, ka arrestuar në flagrancë shtetasin në kërkim Spiro Iliadhi, 37 vjeç, banues në Sarandë, pronar i loklait ku humbi jetën punonjësi 17-vjeçar, pas këputjes së kavos së ashensorit.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi më datë 26.08.2023, në lokalin në pronësi të tij, për shkak të këputjes së kavos së ashensorit, humbi jetën një 17-vjeçar i punësuar në këtë lokal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco