Kosova arreston 3 serbë për krime lufte, reagime nga Beogradi

Kosova arreston 3 serbë për krime lufte, reagime nga Beogradi

13:11, 21/09/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Kosovës njofton se struktura e Posaçme ka arrestuar, mbrëmjen e së mërkurës, 3 shtetas serbë nën akuzën e krimeve të luftës kundër popullatës civile.

Të arrestuarit, aktualisht, po qëndrojnë në paraburgim, teksa nuk ka ende detaje se kush janë ata apo ngjarjet për të cilat ata akuzohen.

Menjëherë, për këto arrestime reagoi dhe Lista Serbe, i cili i cilësoi ato si të motivuara politikisht dhe që synojnë të nxisin më tej tensione.

“Po i trajton serbët e Kosovës si pengje në procesin negociues, të cilët ai mund t’i sulmojë kurdo që ai dëshiron dhe kësisoj t’i dërgojë mesazh Bashkimit Evropian se nuk mund t’i bëjë asgjë atij”, shkruhet në reagimin e Listës Serbe.

Po ashtu, Lista Serbe kërkoi nga KFOR dhe EULEX të reagojnë për këto arrestime, teksa shton se do të informojë dhe përfaqësuesit dhe misionet ndërkombëtare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco