27-vjeçari në Malësi të Madhe, dhunë psikologjike ndaj të atit dhe bashkëjetueses së këtij të fundit

27-vjeçari në Malësi të Madhe, dhunë psikologjike ndaj të atit dhe bashkëjetueses së këtij të fundit

11:59, 21/09/2023
A+ Aa A-

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. T., 27 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij dhe ndaj bashkëjetueses së këtij të fundit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco