EMRAT/ Vrau bashkatdhetarin me kaçavidë dhe u përplasën me makinë, 34-vjeçari kyç gojën

EMRAT/ Vrau bashkatdhetarin me kaçavidë dhe u përplasën me makinë, 34-vjeçari kyç gojën

10:04, 21/09/2023
A+ Aa A-

34-vjeçari shqiptar Miri Gurra nuk ka pranuar të tregojë arsyet se përse i mori jetën bashkëatdhetarit të tij Ilir Dervishit. Gurra u arrestua mëngjesin e të dielës pasi goditi disa herë më kaçavidë derisa vdiq 47-vjeçarin shqiptar.

Autori i vrasjes nuk ka pranuar të flasë para policisë dhe prokurorit dhe të njëjtën zgjedhje ka bërë edhe para gjyqtarit të çështjes. Policia italiane po heton marrëdhëniet mes autorit dhe viktimës, të cilët mesa duket janë njohur përmes miqve të përbashkët shqiptarë, shkruajnë mediat italiane.

Të dy kishin precedentë penalë për drogë dhe krime pronësie. Ndërkohë pritet edhe përgjigja e autopsisë që do të vërtetojë nëse 47-vjeçari ka ndërruar jetë nga goditjet me kacavidë apo vdekja e tij është përshpëjtuar nga aksidenti në të cilin u përfshinë të dy.

Ajo çfarë dinë hetuesit deri më tani është se Gurra dhe Dervishi po udhëtonin bashkë në drejtim të Bolonjës dhe kanë pasur një debat të dhunshëm, arsyet e të cilit janë ende të paqarta.

Në kulmin e debatit, Miri Gurra që ishte shofer, goditi Dervishin me kaçavidë. Gjatë përleshjes mes tyre 37-vjeçari humbi kontrollin e makinës, duke u përplasur me një tjetër automjet dhe duke dalë jashtë rrugës. Shqiptari shpëtoi pa lëndime dhe u vu në pranga nga autoritetet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco