Lajmi i fundit

LIVE/ Tiranë, protestë kundër masakrave në Palestinë

EMRAT/ Operacioni anti-drogë/ Polici i arrestuar shërbente në Elbasan

EMRAT/ Operacioni anti-drogë/ Polici i arrestuar shërbente në Elbasan

09:59, 14/09/2023
A+ Aa A-

Një mega-operacion policor për të goditur rrjetet e shpërndarjes së lëndëve narkotike është duke u zhvilluar në Tiranë dhe qytete të tjera prej ditës së djeshme.

Personat e përfshirë në këtë rrjet, shpërndanin kanabis, kokainë dhe heroinë, ndërsa hetimi për ta ka nisur muaj më parë, kur policia zbuloi lidhjet e personave të arrestuar gjatë një operacioni për shpërndarje droge, duke zbuluar edhe anëtarët e tjerë.

Ndërkohë në Elbasan janë arrestuar 9 persona dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Një prej të arrestuarve është identifikuar si efektivi i policisë, Saimir Hysa.

Në pranga kanë rënë edhe Glidi Ballolli, Françesk Braho, Evis Duzha, Rapi Malaj, Saimir Rexhepi e Stiven Faqolli.

Policia në këtë qytet ka sekuestruar doza kanabisi me peshë 1 kilogramë, tre armë, dy thika, doreza, peshore dhe shuma parash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco