Operacioni/ Droga e re vinte me postë, agjentët bënë blerje të stimuluara

Operacioni/ Droga e re vinte me postë, agjentët bënë blerje të stimuluara

09:53, 14/09/2023
A+ Aa A-

Një operacion i gjerë antidrogë po zhvillohet këtë të enjte në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit.

Burime bëjnë të ditur se Prokuroria e Tiranës ka firmosur të paktën 112 urdhërarreste dhe deri më tani janë ekzekutuar 70 prej tyre. Ndërsa në total raportohet se janë lëshuar mbi 200 urdhërarreste në të gjithë vendin.

Po ashtu, deri në këto momente, raportohet të jenë sekuestruar mbi 3 kg kokainë. Ndërkohë gjatë operacionit është konstatuar edhe një lloj droge e re, e cila vinte nga jashtë, kryesisht me postë.

Burimet thonë gjithashtu se janë kapur qindra doza kanabisi dhe janë sekuestruar shuma të mëdha parash, si dhe armë zjarri. Në këtë veprimtari kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, mësohet se ka edhe vajza të përfshira.

Përveç Tiranës, operacioni është zhvilluar edhe në qytete të tjera ku forcat e RENEA dhe FNSH kanë kryer kontrolle në Elbasan, Fier, Durrës, Korçë, etj.

Hetimet për rastin kanë nisur afro 6 muaj më parë. Autoritetet mësohet se e kanë dokumentuar këtë aktivitet kriminal me përgjime, duke i mbajtur në vëzhgim anëtarët dhe një pjesë edhe me blerje të stimuluara.

Burimet bëjnë me dije se shpërndarësit e drogës ranë në pranga pasi agjentë të infiltruar bënë blerje të stimuluara të drogës. Shpërndarësit janë në zona të ndryshme, ndërsa Prokuroria e Tiranës thotë se i ka dokumentuar me prova dhe filmime aktivitetin kriminal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco