‘17 bimë kanabis në arën me misër’/ Detaje nga arrestimi i 60 vjeçarit në Rroskovec

12:11, 07/09/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë ka rënë një 60 vjeçar pasi kishte mbjellë 17 bimë kanabisi në arën me misër.

Burri është kapur në flagrancë në fshatin Ngjeqar, teksa kujdesej për bimët narkotike.

Sipas burimeve për SYRI-n, u arrestua për kultivim të bimëve narkotike shtetasi Bujar Goricani.

Njoftimi i policisë/ Roskovec, Fier

Konstatohet dhe goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Kapet në flagrancë në fshatin Ngjeqar, teksa kujdesej për bimët narkotike cannabis sativa, arrestohet 60-vjeçari.

Asgjësohen nëpërmjet djegies bimët narkotike cannabis sativa, të cilat ky shtetas i kishte fshehur në një sipërfaqe toke të mbjellë me misër.

Në vijim të operacioneve me fokus konstatimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike cannabis sativa, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier finalizuan operacionin policor anticannabis të koduar "Ngjeqar".

Si rezultat i kontrolleve, në territorin e fshatit Ngjeqar, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin B. G., teksa ujiste bimët narkotike që kishte kultivuar nëpër tokën e tij, të mbjellë me misër, me qëllim fshehjen e tyre.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi B. G., 60 vjeç, banues në fshatin Ngjeqar, Roskovec, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, si dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 17 bimë narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

#denonconë112📞 ✅

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco