Gruaja harroi gjellën në zjarr/ Digjet apartamenti në Lushnjë, flakët rrezikojnë pallatin

Gruaja harroi gjellën në zjarr/ Digjet apartamenti në Lushnjë, flakët rrezikojnë pallatin

14:07, 01/09/2023
A+ Aa A-

LUSHNJE- Ditën e sotme është përfshirë nga flakët kati i parë i një pallati në qendër të Lushnjës. Një apartament është djegur tërësisht, pasi dyshohet se e zonja e shtëpisë që ishte duke gatuar u largua.

Dyshohet se bombola e gazit ka marrë flakë dhe zarri ka përfshirë me shpejtësi të gjithë ambientin.

 

Në rrezik ishte e gjithë ndëtesa, që ndodhet pranë Shtëpisë Muze të Kongresit, por pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, është bërë izolimi dhe më pas shuarja e zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco