Armë, drogë e municion luftarak në automjet dhe në banesë, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Armë, drogë e municion luftarak në automjet dhe në banesë, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

10:00, 28/08/2023
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 41-vjeçarin G.H., pasi u kap me drogëra të forta.

Gjithashtu gjatë kontrollit 41-vjeçarit iu gjetën lëndë narkotike, heroinë, kokainë 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë pneumatike, 1 palë dylbi, 1 dorezë me mekanizëm si pistoletë për të realizuar qitje, 1 shënjestër optike, 2 armë të ftohta (thika) dhe municion luftarak.

NJOFTIMI:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Brryli”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.

Posedonte droga të forta, armë zjarri, armë të ftohta dhe sende të kundërligjshme, në automjet dhe në banesë, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari.

Sekuestrohen sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë, 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë pneumatike, 1 palë dylbi, 1 dorezë me mekanizëm si pistoletë për të realizuar qitje, 1 shënjestër optike, 2 armë të ftohta (thika) dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në zbatim të planit të masave për kapjen e shtetasve në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me sende të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brryli”.

Si rezultat u bë arrestimi i shtetasit G. H., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Në bulevardin “Bajram Curri”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin G. H., në të cilin kanë gjetur dhe sekuestruar sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe heroinë, 1 thikë dhe 1 palë dylbi.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 pushkë pneumatike, 1 armë zjarri pistoletë, 1 dorezë me mekanizëm si pistoletë për të realizuar qitje, 1 shënjestër optike, 1 thikë dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco