Dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten, pranga 35-vjeçarit në Gjirokastër

Dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten, pranga 35-vjeçarit në Gjirokastër

17:39, 27/08/2023
A+ Aa A-

Policia e Gjirokastrës, pas denoncimeve të marra për 2 raste të dhunës në familje arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 35 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi kishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht, bashkëshorten e tij.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. J., 45 vjeç, banues në Libohovë, pasi ka dhunuar psikologjikisht, bashkëshorten e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco