Konflikt për motive pronësie në Elbasan! Dy persona dhunojnë me grushte njeri-tjetrin, arrestohen

Konflikt për motive pronësie në Elbasan! Dy persona dhunojnë me grushte njeri-tjetrin, arrestohen

11:15, 26/08/2023
A+ Aa A-

Tre persona janë arrestuar në Elbasan dhe një është proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Cërrikut, pasi dhunuan njeri-tjetrin me grushte se për shkak të një konflikti për motive pronësie. Të arrestuarit janë K. U., 48 vjeç dhe Sh. U., 58 vjeç.

Po ashtu, Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Elbasan kanë arrestuar shtetasin B. C., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Sakaq, është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi me inicialet K. Z., banues në Gramsh, pasi kishte ndërtuar pa leje, një objekt, në një pronë publike.

Materialet procedurale i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco