Zbulohet një shtëpi bari në Kutalli, 5 persona të prangosur

Zbulohet një shtëpi bari në Kutalli, 5 persona të prangosur

21:51, 19/08/2023
A+ Aa A-

Zbulohet një shtëpi bari në fshatin Pobrat në ish/komunën Kutalli në Dimal.

Mësohet se policia ka shoqëruar deri tani 5 persona, të cilët po merren në pyetje, ndërkohë që priten të tjera shoqërime.

Personat e shoqëruar janë nga Fieri dhe Berati, njëri prej tyre dyshohet si pjesë e grupit kriminal që kultivoi hashash në një karburant në Lushnje, tek ‘Pushimi i shoferit’.

Personat e shoqëruar flinin në një hotel në afërsi të Kalasë në Berat, aty ku edhe u ndaluan nga policia.

Deri tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga policia, ndërkohë që nuk dihet as sasia e drogës së sekuestruar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco