Policia gënjen haptas/ Dy adoleshentët u plagosën nga përplasja e jet skive, jo nga shkëmbinjtë

Policia gënjen haptas/ Dy adoleshentët u plagosën nga përplasja e jet skive, jo nga shkëmbinjtë

19:11, 15/08/2023
A+ Aa A-

Në mënyrë të paturpshme, policia ka gënjyer sot në lidhje me një ngjarje të ndodhur në Llaman, të Himarës, ky dy adoleshentë janë plagosur në det, njëri prej të cilëve ka marrë plagë të rënda në kokë dhe është sjellë me helikopter në Tiranë.

Siç mësohet, dëshmitarët okularë kanë treguar se adoleshentët nga Tirana janë plagosur nga përplasja e dy jet skive dhe jo ngaqë janë hedhur në det nga shkëmbinjtë, siç është edhe versioni zyrtar i policisë.

Mësohet se, policia po merr dëshmitë e personave të pranishëm pranë vendit ku ndodhi ngjarja që kanë zbardhur edhe detaje. Njëri prej të lënduarëve është transferuar me helikopter drejt Tiranës.

Në një njoftim rreth orës 17:00, policia e Himarës njoftoi se po u jepte ndihmë 2 pushuesve të cilët aksidentalisht ishin dëmtuar pasi ishin hedhur nga një shkëmb në det.

Policia ka shoqeruar dhe pronarin e jet skive me inicialet R. P., raporton gazetarja Klodian Lala. 

Njoftimi i Policisë së Himarës në orën 17:00:

Policia e Himarës iu jep ndihmën e parë 2 pushuesve të cilët aksidentalisht ishin dëmtuar pasi ishin hedhur nga një shkëmb në det.

Në Llaman, shtetasit D. K. dhe K. Xh., janë afruar te disa shkëmbinj dhe pasi kanë zbritur nga mjeti lundrues Jet Ski, kanë hipur në shkëmbinj, për t’u hedhur në det.       

Shtetasi K. Xh., 16 vjeç, banues në Tiranë, kur është hedhur në det, ka pësuar dëmtime të rënda  në fytyrë dhe në kokë, për shkak se ka rënë afër shkëmbit. Në këtë moment është hedhur në det edhe shoku i tij, shtetasi D. K., 17 vjeç, banues në Tiranë, për ta ndihmuar, por nuk ka mundur dot sepse është dëmtuar edhe ai vetë.  

Shtetasi D. K. ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi K. Xh. po transportohet me helikopter në drejtim të Tiranës, për ndihmë mjekësore më të specializuar.  

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë vendore dhe ato të Policisë Kufitare, si dhe grupi hetimor, me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.  

Ndërkohë, është shoqëruar në Komisariat dhe po merret në pyetje pronari i mjeteve lundruese, shtetasi R. P.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco