Shiste kanabis dhe kokainë, kapet 17-vjeçari në Lezhë

Shiste kanabis dhe kokainë, kapet 17-vjeçari në Lezhë

16:26, 14/08/2023
A+ Aa A-

Një 17 vjeçar është arrestuar nga policia në Lezhë pasi u kap duke shitur doza kanabisi dhe kokaine.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë/ Lezhë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë një 17-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjetën sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 43 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, për të cilin është plotësuar një urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

—-

Rreth orës 14:30, në një kanal në afërsi të banesës së saj, në Mamurras, është gjetur pa shenja jete, shtetasja G. L., 82 vjeçe. Nga këqyrja e trupit të 82-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se shtetasja G. L. është rrëzuar aksidentalisht në këtë kanal dhe për këtë shkak, ka humbur jetën. Kjo shtetase, më datë 11.08.2023, është deklaruar e humbur, nga familjarët e saj. Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco