Plagosje me armë zjarri në Shkodër, një person në spital

Plagosje me armë zjarri në Shkodër, një person në spital

13:12, 11/08/2023
A+ Aa A-

Plagoset me armë zjarri një person në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër.

Sipas burimeve për SYRI-n, shtetasi me iniciale F.O. ka mbërritur i plagosur në spitalin e Shkodrës dhe aktualisht ndodhet në sallën e operacionit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Mjekët kanë lajmëruar policinë lidhur me ngjarjen, pasi i lënduari nuk ka ditur të justifikojë plagët që kishte kur është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore. 

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur per motive banale ku ndaj të plagosurit është qelluar një here me pistolete.

Ai është larguar vete në kembe drejt spitalit rajonal të Shkodres, që është vetem pak meter larg vendit ku ndodhi ngjarja.

I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco