'Më rrezikohet jeta'/ Gjykata greke refuzon kërkesën për ekstradimin e Laert Haxhiut

'Më rrezikohet jeta'/ Gjykata greke refuzon kërkesën për ekstradimin e Laert Haxhiut

18:15, 08/08/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Janinës ka refuzuar kërkesën e shtetit shqiptarë për ekstradimin e Laert Haxhiut drejt Shqipërisë.

Gjykata e vendit fqinj e ka lënë në burg Haxhiun dhe do gjykohet atje vetëm për akuzën e largimit nga vendi i aksidentit dhe atë prishjes së qetësisë publike.

Në seancë avokati mbrojtës Detar Hysi ka kërkuar mospranimin e ekstradimit të klientit të tij, pasi në Shqipëri atij i rrezikohet jeta.

Kërkesa e tij është pranuar nga gjykata e Janinës duke rrëzuar kështu kërkesën e autoriteteve shqiptare.

Haxhiu është i dënuar nga gjykata e Lushnjës për tentativë vrasjeje me 18 vite burg, ndërsa është në proces gjyqësor në gjykatën e posaçme për masakrën e Lushnjës me dy viktima e 1 te plagosur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco