Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO me dron - E bllokuar komplet/ Rruga Balldren – Milot, tmerri i shoferëve, 17 kilometra trafik

22:41, 05/08/2023
A+ Aa A-

17 kilometra trafik. Këto janë pamjet me dron të siguruara nga Syri Tv, të trafikut 17km të Rrugës Balldren – Milot. Ky aks është pothuajse i bllokuar edhe ne orët e vona të darkës si pasojë e trafikut kilometrik.

E njëjta situatë ka vijuar gjatë gjithë ditës. Shitimi i numrit të turistëve apo edhe emigrantëve që kthehen në atdhe bën që këto akse rrugore të ndërtuara që në komunizëm, të mos e përballojnë numrin e madh të mjeteve që përshkojnë Qarkun e Lezhës.

Është pikërisht rruga Milot - Balldren që u premtuar nga qeveria në vitin 2019 e cila do i kishte dhënë zgjidhje këtij problemi, rruga e cila vijon të mbetet një premtim në  “letër" ose një mashtrim i radhës i Rilindjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco