Zbardhen përgjimet/ Pëllumb Gjoka siguron lirimin e Behar Bajrit: Xhevahir Lita mbaron për lekë

Zbardhen përgjimet/ Pëllumb Gjoka siguron lirimin e Behar Bajrit: Xhevahir Lita mbaron për lekë

16:05, 05/08/2023
A+ Aa A-

Komunikimet në aplikacionin SKY mes biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe Behar Bajrit, nxorën në pah përfshirjen e prokurorit, Xhevahir Lita.

Në dosjen hetimore të operacionit të koduar “Metamorfoza”, SPAK thotë se Behar Bajri ka kryer komunikime me biznesmenin Gjoka, teksa ndodhej në ambientet e paraburgimit në Tiranë dhe kërkon prej tij të dalë sa më shpejt.

Në mesazhet e administruara të datës 10 shkurt 2020, Bajri i thotë biznesmenit se do ishte mirë që çështja e tij të merrej nga prokurori Xhevahir Lita.

Behar Bajri – Pëllumb Gjokës: Me e marrë Xhevi ishte me ken ma mirë 30 ofroji.Veç të kryjmë punë… Mezi pres me dal… Se kaq mllef kam…. Aj shoku m’tha për një javë po ti nap po ndaq mas mem shtrëngu në fund të muajit po ti jap 300… Për ça të jetë me pagu paguaj...

Vetëm disa ditë më vonë, më 14 shkurt çështja e Behar Bajrit merret nga dy prokurorë, Edlira Cufi dhe Xhevahir Lita. Pas këtij vendimi Bajri flet sërish me biznesmenin Gjoka, ku e pyet se sa Lekë do prokurori Lita për ta liruar.

Pëllumb Gjoka: Po fola, do bëj të pamundurën tha.

Behar Bajri: Sa lekë den aj se maron për Lekë... Po ranci ka me kry punë

Rreth 4 muaj pas këtyre bisedave, Gjykata e Shkodrës ndryshon masën e sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘detyrim me paraqitje në Policinë Gjyqësore' dhe sipas SPAK, shkak është bërë zbutja e akuzave si vrasje me dashje, organizim i lotarive të palejuara, apo shtrëngim me anë të kanosjes që rëndonin ndaj Behar Bajrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco