'Ka frikë Rebua'- Operacioni 'Metamorfoza'/del edhe emri i Rebani Jaupit! Zbardhet biseda mes Bistrit dhe Gjokës: Ik fshihu, fike telefonin dhe…

'Ka frikë Rebua'- Operacioni 'Metamorfoza'/del edhe emri i Rebani Jaupit! Zbardhet biseda mes Bistrit dhe Gjokës: Ik fshihu, fike telefonin dhe…

20:58, 04/08/2023
A+ Aa A-

Në dosjen e hetimore të operacionit  “Metamorfoza” del edhe emri Rebani Jaupit, i cili në atë kohë  ka qenë Drejtor i Policisë së Tiranës.

Në komunikimet që Oltian Bistri ka në dosje thotë se flet vazhdimisht për çështjen e kazinosë me ‘Rebaniun’, madje edhe për një “Ardi”, tjetër polic që përmendet në komunikimet mes tij dhe Pëllumb Gjokës.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka kishte një kazino, që nuk lejohej nga ligji dhe për të cilën, sipas përgjimeve në dosjen e SPAK mendohet sipas asaj që shkruan Bistri, të ishte ankuar vetë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, raporton Gazeta Panorama pjesë nga dosja hetimore

Pjese nga dosja

Sipas asaj që ish shefi i Komisariatit nr.2 Oltian Bistri i thotë pronarit të kazinosë, Pëllumb Gjokës: “Ka frikë Rebaniu se i paskan thënë për këtë rastin dhe është tremb”, apo “ik fli tani apo ke puntorë brenda? Kush është klienti më i fortë? I ke marrë ndonjë tajvanit? Ty të duhen me lek, jo ata që s’i lënë andej. Ata që si lënë janë të mbaruar. Prit një herë të mbarojë aksioni. Unë e bëra për ty këtë se smë ngrenë ato 1500 euro që marr. Se veç për ty e lashë. është muhabet vk. Edhe për anë morale më tepër. Se vetëm stres. Vetëm këto sa bëjnë ti lutem rebos aman. Ai lekët do marri dhe kot i merr. Se di pse ka frikë” i shkruan Bistri Pëllumb Gjokës”.

Në datën 20 shkurt të vitit 2020, në një bisedë të përgjuar Bistri i shkruan Pëllumb Gjokës: “tani do fillojë për pak, ik futu gjëkundi se s’i dihet, mos rri në qarkullim dhe fike telefonin. po kot mos si dihet. se di. akoma sna i kanë sjellë emrat dhe vendet. Dr tha do e heq pikën nga lista. jo e din rebua vete ska nevojë”

Në atë kohë Rebani Jaupi ishte Drejtor i Policisë së Tiranës dhe informacionet që vinin për Pëllumb Gjokën kanë të bëjnë me një operacion të quajtur “Fati i lojrave”. Duket se Bistri sugjeron se Drejtori i policisë do ta heqë pikën e Pëllumb Gjokës nga lista e kontrolleve për lojerat e paligjshme të fatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco