'5 të penduar nga ‘Plumbi i Artë’/ SPAK mbyll hetimet për 18 ngjarje të rënda kriminale

'5 të penduar nga ‘Plumbi i Artë’/ SPAK mbyll hetimet për 18 ngjarje të rënda kriminale

12:30, 02/08/2023
A+ Aa A-

SPAK mbyll hetimin e dosjes “Plumbi i Artë”. Akuzat përkatëse për veprat penale iu janë komunikuar të dyshuarve të akuzuar për 18 ngjarje të rënda kriminale.

Prova kryesore e SPAK në këtë dosje është dëshmia e Nuredin Dumanit, i cili pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë kur u arrestua, pak ditë pasi i mbijetoi një atentati në aksin Elbasan-Peqin.

Për këtë dosje SPAK ka tërhequr në bashkëpunim 5 nga të dyshuarit. I fundit që pranoi të flasë për hetuesit ishte Skerdi Tase. Ndërkohë vetëm pak para mbylljes së hetimeve SPAK ndërpreu bashkëpunimin me Henrik Hoxhaj, që ndonëse u pendua njëkohësisht me Nuredin Dumanin, mbajti rezerva në dëshmi.

Të pandehurit e kësaj dosje akuzohen për një sërë veprash penale mes të cilave “vrasje me paramendim”, “vrasje me paramendim, për interes”, “krijim kushtesh për të kryer vrasje”, “armëmbajtje pa leje” e “grup të strukturuar kriminal”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco