Babë e bir rrezikojnë të mbyten në Spille, shpëtohen nga roja e plazhit dhe policia

Babë e bir rrezikojnë të mbyten në Spille, shpëtohen nga roja e plazhit dhe policia

19:02, 29/07/2023
A+ Aa A-

Paraditen e kësaj të shtune, në plazhin e Spillesë, shërbimet e Policisë Kufitare Durrës bashkë me rojën e plazhit, kanë shpëtuar 2 shtetas që rrezikuan të mbyteshin ndërkohë që po laheshin në det.

44-vjeçari dhe djali i tij 9 vjeç u nxorën në breg dhe iu dha ndihma e parë.

Policia bën me dije se ata aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco