Atentati ndaj Gentian Bejtjas/ Gjykata e Apelit lë në qeli Valter Bamin

Atentati ndaj Gentian Bejtjas/ Gjykata e Apelit lë në qeli Valter Bamin

10:52, 28/07/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit nuk liron Valter Bamin, i arrestuar prej 7 korrikut 2023 pas atentatit në oborrin e shtëpisë së Gentian Bejtjas.

Krimi ndodhi mesnatën e 4 korrikut, ku u ekzekutua kunati Ramazan Sino dhe u plagosën dy djemtë e tij të mitur, 10 dhe 13 vjeç.

Gjykata refuzoi apelimin e Bamit, i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit, vlerësimin e paligjshëm të ndalimit dhe rrëzimin e kërkesës për caktimin e masës së sigurimit“arrest në burg”, dhe lirimin e tij të menjëhershëm.

Bami u vu në pranga nga Policia e Tiranës pas rezultoi nga akt-ekspertiza e faktorëve plotësues se kishte në dorë mbetje baruti. Megjithatë prokuroria e ka një nga të dyshuarit për ngjarjen e rëndë. Vetë Bami pretendon se ka qenë në banesë kur ndodhi ngjarja dhe mohoi implikimin e tij në vrasje.

Valter Bami ishte një nga 3 personat e parë që u morën në pyetje nga policia si persona që mund të kishin dijeni për atentatin fill pas mesnatës së 4 korrikut, në oborrin e banesës së Gentjan Bejtjes në zonën e Larushkut. Ndërkohë personazhi kryesor në këtë ngjarje, Gentjan Bejtja, nuk është gjetur dot nga policia dhe ende nuk është marrë në pyetje

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco