SYRI TV/ Situatë kritike, 5 vatra aktive zjarri në vend. Ende rrezik në disa banesa të Fierit

14:20, 26/07/2023
A+ Aa A-

Shqipëria vijon të ketë 5 vatra aktive, ndërkohë  janë djegur sipërfaqe të konsideruesheme me pyje e ullishte dhe ka ende rrezik për disa banesa. Terreni i vështirë  e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrëfikëse, ku është nevojitur ndërhyrja nga ajri. Situata më e vështirë  është në Fier e Mallakastër, ndërsa tymi vijon të jetë prezent në ditën e 5-të në fushën e mbetjeve Vlorë.

SYRI TV

5 vatra zjarri janë aktive në territorin e vendit gjatë kësaj të mërkure. 144 efektivë të Forcave të Armatosura,13 mjete, 3 zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar. Puna po vijon për mbajtjen nën kontroll të vatrave të zjarrit në fshatrat Peshtan Plyk, Kraps,Kreshpan, njësia administrative Frakull. Vatrat  e Peshtanit dhe Kreshpanit vijojnë të jenë nën pushtetin e zjarreve. Një vatër, e cila ka qëndruar aktive përgjatë gjithë natës, ka marrë përhapje më të gjerë duke rrezikuar edhe banesat në Kraps, por falë ndërhyrjes së mjeteve zjarrfikëse është neutralizuar. Ndërkohë që në ndihmë të tyre ka mbërritur edhe helikopteri “Cougar”.

Ndërhyrja me helikopter u nevojit edhe në pyllin me pisha në fshatin Gjorgoz, për shkak të terrenit të vështirë për mjetet.

Një vatër zjarri në fshatin Hekal, bashkia Mallakastër.  Flakët e zjarrit janë përhapur në një zonë kodrinore të mbjellë kryesisht me ullinj.Zjarri është favorizuar edhe nga era e forte, ndërsa terreni i vështirë e bën thuajse të pamundur fikjen e flakëve me mjete zjarrfikëse, ndërsa po punohet me pompa dore dhe mjete rrethanore.

Po vijon gjithashtu operacioni për kapsulimin e vatrave në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në bashkinë Vlorë.

Po ashtu është bërë e munduar shuarja e vatrës së zjarrit në fshatin Skrevan, bashkia Dimal, ku aktualisht ka vetëm prezencë tymi. Situata është nën kontroll dhe zjarri po shkon drejt izolimit të plotë në malin e Gjallicës, njësia administrative Shtiqën, bashkia Kukës.

Zjarri ra në lartësinë 1800 metra. Flakët sipas informacioneve paraprake kanë përfshirë një sipërfaqe prej 5 hektarë me pisha të larta halore.  Në fshatin Buz, në bashkinë Memaliaj po vijon puna nga terreni për izolimin e një vatre  zjarri. Policia e Tepelenës procedoi  penalisht 3 shtetas, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Dëmi praparak në pyje e kullota është mjaft I madh ndërsa u dogjën 3banesa në Fier   

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco