SYRI TV/ Himarë, goditet grupi kriminal, ‘Piketat’, 2 në pranga dhe 1 në kërkim

14:19, 25/07/2023
A+ Aa A-

Goditet një grup kriminal që kryente vjedhje me armë dhe dhunë, në qytete të ndryshme të vendit, ndërsa në shënjestër kishin vilat në bregdet. Në pranga kanë rënë 2 persona , ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Syri tv

Goditet një grup kriminal që kryente vjedhje me armë dhe dhunë, në qytete të ndryshme të vendit.

Silver Koci, me precedent të theksuar kriminal brenda dhe jashtë vendit, dhe Spartak Gega, me precedent të mëparshëm për vjedhje janë vënë në prangat e policisë. Ndërkohë u shpall në kërkim shtetasi Armando Psatha, me precedent të theksuar kriminal, për vjedhje me dhunë.

 VJEDHJET E GRUPIT

11.08.2022, vjedhje banese Himarë

21.08.2022, vjedhje hotel Borsh

21.08.2022,  vjedhje vile Dhërmi

Operacioni policor “Piketat”, nga Policia e Himarës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, goditën këtë  grup, ku u zbardh vjedhja në 3 vila, në Dhërmi dhe në Golem, Kavajë. 

Ky grup në vitin 2022, përvec këtyre grabitjeve, ka marrë shuma të konsiderueshme vlerash monetare dhe sende me vlerë, ndrësa  dyshohet se kanë kryer dhe disa grabitje të tjera në vila dhe në banesa, në zona bregdetare.   Para vjedhjeve, pjesëtarët e grupit kriminal shkatërronin kamerat e sigurisë, që të mos identifikoheshin.

2 të arrestuarve ju janë sekuestruar  3180 euro, 100 franga zvicerane, 140 dollarë, 110 paund, 10 000 mijë lekë të rinj, një automjet tip “Smart”, 3 celularë dhe veshjet e përdorura nga autorët, gjatë vjedhjeve. 

Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të vilave dhe banesave të kryera nga ky grup dy vitet e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco