Lajmi i fundit

E rëndë në Korçë, motori i babait zë poshtë djalin 2 vjeç

BKH nis hetimet për djegien e mbeturinave në Vlorë, përgatit dosjen për në SPAK

BKH nis hetimet për djegien e mbeturinave në Vlorë, përgatit dosjen për në SPAK

12:54, 25/07/2023
A+ Aa A-

Byroja Kombëtare e Hetimit nis hetimet për djegiet e mbeturinave në Vlorë, për shkak se ndotja ka rezultuar alarmante. Sipas burimeve të sigurta po përgatitet dosja për në SPAK.

Oficerët e BKH kanë mbërritur në Vlorë dhe po hetojnë mbi rënien e zjarrit dhe mungesën e reagimit në kohë të institucioneve vendore. Sipas matjeve paraprake rezulton se ajri ka pësuar ndotje alarmante.

Në hetim po përfshihen disa institucione përfshirë Bashkinë, ndërsa sipas burimeve ka pasur mungesë edhe për analizimin në kohë të ndotjes. Informacione pranë grupit hetimor thonë se ka dyshime për shpërdorim detyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco