Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Asgjësohen 491 bimë kanabisi në Librazhd, asnjë person i arrestuar

Asgjësohen 491 bimë kanabisi në Librazhd, asnjë person i arrestuar

11:59, 24/07/2023
A+ Aa A-

Policia e Librazhdit ka asgjësuar 491 bimë kanabis në një zonë të pyllëzuar.

‘Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të kultivimit të bimëve narkotike të gjetura gjatë fazës së tretë, si dhe për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim më parë’, thuhet në njoftimin e policisë.  

Njoftimi i policisë/ Librazhd

Vijon operacioni policor antikanabis i koduar "Çereshta", finalizohet faza e 3-të. 

Asgjësohen nëpërmjet djegies, 491 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në një zonë të shpyllëzuar. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në dy fazat e para të këtij operacioni janë gjetur 672 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, si dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan, të pajisura me dronë, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. 

Si rezultat, u finalizua faza e 3-të e operacionit policor antikanabis të koduar "Çereshta", si rezultat i së cilës, në një zonë të shpyllëzuar, në territorin e fshatit Rinas, njësia administrative Orenjë, janë gjetur dhe asgjësuar nëpërmjet djegies 491 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. 

Me bimët e sekuestruara në këtë fazë shkon në 1 163 numri total i bimëve dhe i fidanëve narkotikë cannabis sativa të gjetura dhe të sekuestruara gjatë këtij operacioni.   

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të kultivimit të bimëve narkotike të gjetura gjatë fazës së tretë, si dhe për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim më parë.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

#denonconë112📞 ✅

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco