‘Bëra punën, më jep lekët’/ Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau shqiptarin në Greqi

‘Bëra punën, më jep lekët’/ Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau shqiptarin në Greqi

19:49, 14/07/2023
A+ Aa A-

Zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar të vrasjes së shqiptarit në Selanik.

Mediat greke kanë siguruar dëshminë e dhënë para policisë, nga ana e 45-vjeçarit shqiptar, i cili që ekzekutoi me armë zjarri bashkatdhetarin e tij, Shpëtim Bajrami, pranë një karburanti në Selanik mesditën e së enjtes. Ai u vetëdorëzua në policinë greke një ditë pas krimit i shoqëruar nga avokati i tij.

‘Isha shok me viktimën mes nesh pati një sherr’, ka deklaruar babai i tre fëmijëve sipas Protothema.gr.

Autori dhe viktima po pinin kafe mesditën e 13 korrikut në një lokal, ku u konfliktuan me njëri-tjetrin.

Më pas kanë hipur në automjetet e tyre dhe janë konfliktuar sërish në një pikë karburanti në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut. 45-vjeçari nga brenda mjetit të tij ka qëlluar me 3 plumba Shpëtim Bajramin, i cili po e godiste me grushte nga xhami i makinës.

Prishja e pazareve të drogës mendohet të jetë shkaku i vrasjes së Shpëtim Bajramit. Sipas mediave greke, 50-vjeçari nga Elbasani udhëtonte 3-4 herë në muaj drejt Shqipërisë. Ai kishte mbërritur nga Shqipëria në Greqi vetëm një ditë para se të ekzekutohej nga bashkatdhetari i tij.

Sipas tyre, viktima përdorte itenerarin Shkup -Pogradec dhe kthehej në Greqi përmes Kapshticës. Edhe pse policia shqiptare kishte informacion se Shpëtim Bajrami ishte përfshirë në trafikun e drogës, ai nuk rezulton me precedentë në Shqipëri e Greqi.

Ndërkaq autori i vrasjes, sipas medias greke ‘IEfimerida’, është i lidhur me një nga familjet më të rrezikshme të Elbasanit dhe rezulton i dënuar në Greqi për drogë.

Dëshmitarë të sherrit së viktimës me autorit në një lokal në zonë para vrasjes treguan çfarë diskutuan me njëri-tjetrin.

‘E kam bërë punën, më jep lekët’, iu është drejtuar Shpëtim Bajrami, autorit. Ndërsa ky i fundit iu është përgjigjur: ‘Unë ti kam dhënë, nuk të kam asgjë borxh.’. Autori qëlloi Shpëtim Bajramin nga brenda një ‘Peugeot’ e zezë, e cila rezulton në pronësi të Elena Kurtit, një 48 vjeçare nga Elbasani, e cila dyshohet për trafik droge.

Hera e fundit që ky automjet ka hyrë në Greqi me drejtuese Elena Kurtin, ka qenë data 29 qershor përmes kufirit të Kapshticës.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco