SYRI TV/ Drogë e municion luftarak në banesë, arrestohet 30-vjeçari dhe ish-kunati tij

16:00, 14/07/2023
A+ Aa A-

Drogë e municione luftarak në banëse kanë çuar në pranga 2 persona në Sarand. Kanixho Kalemi, 30-vjeç dhe Sefedin Beqiri, 19-vjeç janë arrestuar nga blutë e Sarandës. 30 vjeçari u ndalua nga policia si i dyshuar për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt pagesës, emigrantëve nga vendet e treta, ku në momentin e kapjes, iu gjetën 41 doza kokaine.

SYRI TV

Kanixho Kalemi, 30-vjeç dhe Sefedin Beqiri, 19-vjeç kanë rënë në prangat e policisë së Sarandës mesditën e së premtës.  Ata janë kapur me armë zjarri pa leje, municion luftarak dhe drogë. Kalemi dhe Beqiri u ndaluan  në kuadër të operacionit policor të koduar “Fishnet” ku nga informacionet në rrugë operative 30 vjeçari dyshoeh për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt pagesës, emigrantëve nga vendet e treta, ku në momentin e kapjes, iu gjetën 41 doza kokaine.

Në pranga është vënë gjithashtu edhe ish-kunati i tij, pasi u kap në banesën e 30-vjeçarit, me një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Ndërkohë që policia në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 41 dozat e kokainës, arma e zjarrit, municioni luftarak dhe 5 aparate celulare. Teksa Kanixho Kalemi dhe Sefedin Beqiri kanë rënë në pranga, grupi hetimor vijon punën për të zbuluar dhe personat e tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco