Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Gjici mbetet në burg/ Alma Kaçi kapet me gazetarët: Merruni me gjëra më të rëndësishme

12:28, 14/07/2023
A+ Aa A-

Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit, do vazhdojë të mbetet në burg. Gjykata e Posaçme e Apelit nuk ka pranuar kërkesën e tij për një masë sigurie më të butë.

Po ashtu nuk është pranuar as kërkesa e Alma Kaçit për një masë tjetër sigurie.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më datë 14.07.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 32 akti, datë 10.07.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim S.Gj., A.K., ndaj vendimeve nr. 73, datë 24.06.02023 dhe nr. 74, datë 26.06.2023 (mbi caktimin e masave të sigurimit personal) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vendosi:

- Miratimin e vendimit nr. 73, datë 24.06.2023 dhe të vendimit nr. 74, datë 26.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje me të hetuarin S.Gj.

- Mospranimin e ankimit të paraqitur nga e hetuara A.K. nëpërmjet mbrojtëses së zgjedhur ndaj vendimit nr. 74, datë 26.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Vetë Alma Kaçi, duke dalë nga gjykata, u kap me gazetarët.

“S'keni ndonjë gjë më të rëndësishme për t’u marrë,” deklaroi ajo kur shoqërohej nga policia drejt makinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco