VIDEO e skandalit seksual/ Ja kur do të dalë Gjici para Apelit të Posaçëm

10:31, 11/07/2023
A+ Aa A-

Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, do të dalë përpara Gjykatës së Apelit të Posaçëm më datë 14 korrik, ora 11:00.

Shorti ka caktuar gjyqtaren Saida Dollani për të shqyrtuar ankimimin e Gjicit, i cili kërkon një masë më të lehtë sigurie.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, i arrestuar për akuzën e korrupsionit pasiv, ankimoi masën e arrestit me burg nëpërmjet avokatit të tij, me argumentin se tenderi që flitet në video nuk është shpallur asnjëherë nga bashkia e Kukësit dhe se klienti i tij nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit.

Safet Gjici u arrestua më 24 qershor me urdhër të SPAK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco